Ka ndërruar jetë nje turist anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Policia njoftoi se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.
Janë të paqarta shumë nga rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa më herët policia tha se dyshohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI