Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi dje protestën e radhës, tre ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ndërkaq u iniciua një peticion ku në 24 orë u mblodhën plotë 13 mijë firma, e ku kërkohet që Teatri të ringrihet në të njëjtin vend dhe ashtu si ishte. Qëllimi i tyre është që të arrijnë në 1 milionë firma.
Ndërkaq, mes kërkesave të komunitetit të artistëve dhe aktivistëve është hetimi për shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj.
Peticioni kombëtar që do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë, me qëllim rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte duke ruajtur identitetin e tij.
Ndërkaq, sot protesta e artistëve do të zhvendoset para SPAK-ut, ku do të kërkohet nisja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar dy padi ndaj Erion Veliajt në SPAK, ku kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre”, si dhe “korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë