Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë, pas aksidentit në aksin Sarandë-Ksamil që i mori jetën 2 të rinjtë turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë.
Policia ka pezulluar Shefin e Policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Në reagim për mediat thuhet se do të hetohen edhe drejtues të policisë rrugore “për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve”.Në aksin Sarandë-Ksamil ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, është ngritur një grup hetimor për të nxjerrë përgjegjësit. “Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa adoleshentët që drejtonin mjetin tip Benz ishin duke shkuar në Ksmail nga Saranda.
Ka qenë një devijim i gabuar i 17-vjeçarit pa patentë i cili i ka prerë rrugën motorit tip ‘Honda’ Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjec qe ishte pasagjer kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës./.Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi