Dy autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit, Xhani Topalli, kanë dalë para gjykatës së Rodos.

Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Sipas raportit mjekoligjor, viktima humbi jetën si pasojë e dy goditjeve në kokë. Ndërkohë disa familjarë të Xhani Topallit janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy autorët kanë bërtitur të irrituar: “Të kalben në burg”.
Forca të policisë janë mbledhur jashtë godinës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Biznesmeni 46-vjeçar ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Trupi i pajetë i tij u gjet pas disa ditësh kërkime.Hotelieri dhe djali i tij pranuan krimin e rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Vrasja e biznesmenit ndodhi për shkak të një borxhi rreth 100 mijë euro që 53-vjeçari i kishte.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi