Prefekti i ri i qarkut të Vlorës Vangjel Tavo, ka marre pjese ne nje iftar të shtruar nga kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi me rastin e muajit te Ramazanit.
Me këtë rast, në një postim në faqen e tij, Tavo shkruan:
“I nderuar të merrja pjesë në iftarin e shtruar nga z. Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë së Sarandës.
Të gjithë besimtarëve myslimanë i uroj që Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjërimin, dhe që muaji i Ramazanit të jetë i qetë, i begatë, i bekuar plot dritë dhe paqe!
Ramazani i bashkon njerëzit për të përhapur mesazhin e dashurisë së vërtetë, mirësisë dhe harmonisë gjatë kësaj stine të shenjtë!
Zoti jua lehtësoftë sakrificën dhe paqja dhe bekimet e tij qofshin mbi ju gjatë kësaj kohe të veçantë të agjërimit dhe lutjes!”, shkruan ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata