-ZHVILLIMET E FUNDIT-RAMA REFERON FILOZOFIN RUMUN –
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një thënie të Emil Cioran, duke bere ironia me situaten politike tek opozita.
Kujtojmë se ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit”, citohet në statusin e Ramës, ndërsa duket se ka zgjedhur të mos përmendë apo komentojë takimin e sotëm të ish-kryeministrit Berisha me delegatët.
Statusi: /THËNIE E DITËS
Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?
Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI