Në 98-vjetorin e Ditës së Veterinarisë, gjatë një ceremonie jubilare të organizuar në Tiranë, studjuesi i njohur Agim Nelaj, është vlerësuar për kontributet e gjata në veterinarinë shqiptare.
Ai i konsiderua si personi që ka shkruar historinë e veterinarisë shqiptare.
Në adresë të shtetit dhe posaçërisht të dikasterit të bujqësisë, me këtë rast Agim Nelaj bëri disa sugjerime duke adresuar rolin e veterinierit, problematikën e subvencioneve, Autoritetit të Urdhërit te Mjekut Veterinar, etj,.
Ai trajtoi edhe absurdin e financimit aktual të blegorisë nga shteti shqitar.
“Blegtoria shqiptare po fiket në heshtje, konstatoi në mënyrë kritike dhe alarmante prof. Agim Nelaj.
Çfarë po ndodh? Subvencione u jepen fermerëve që kanë në 10 lopë e siper në një kohë që 70 për qind e fermerëve në vendin tonë kane më pak se 10 lopë!- vërejti veterineri 84-vjeçar nga Saranda, Agim Nelaj./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Ndërhyrje për lirimin e hapësirave publike në bregdetin e Himarës
Temperaturat e larta, mjeku Bitri apel qytetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut dhe hidratohuni
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart