Në rivierën shqiptare programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural SRD nga GIZ Albania ka prezantuar këtë sezon turistik risinë që i shtohet pasurisë së rajonit të jugut, atë të “Shtegut Bregdetar të Jugut” (Southern Coastal Trail), një shteg ecjeje prej 74 kilometrash.

Borsh-Piqeras, plazhi i Bunecit-Lukovë është segmenti i pestë që i shtohet “Shtegut të bregdetit të jugut”, i cili nis nga qendra e fshatit të Borshit nëpër rrugët e pashtruara dhe përmes pamjes së detit, gërshetuar me atë të fushës së mbuluar me ullinj.


Këshilli i qarkut Vlorë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, ndërsa thekson se “me të arritur në breg të detit do të ecim përgjatë plazhit deri duke u ngjitur lart midis shpateve dhe kodrave me tarraca të krijuara para viteve 90′, ku tani përdoren kryesisht për portokalle dhe limona”.
Mbas 6 km piktoreske mbërrin në fshatin e Piqerasit ku bien në sy shtëpitë karakterstike përdhese dhe Manastiri i Shën Mërisë së Kremesovës. Shtegu kryesor të udhëheq midis ullinjve tek plazhi i Bunecit ku po të vazhdosh drejt do të hapet pamja e fshatit tjetër të Lukovës.


“Nëse është pranverë në fund të luginës do të na përshëndesë era e fortë e kamomilit dhe rruga e asfaltuar do të ndërthuret me rrugën me kalldrëm duke përfunduar në kishën e vjetër të Shën Paraskevisë së Romës që njofton kështu përmbylljen e këtij shtegu me kaq shumë diverstitete”, u shpreh Këshilli i qarkut Vlorë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI