Nga Kristo CIPA
Në datën 30 Korrik në Lungomare në qytetin e Vlorës përfundoi festivali i këngës polifonike”Shpirti i Labërisë”.
Grupi i Pilurit këndoi dy këngë dhe meritoi në mënyrë unanime nga të pesë anëtarët e jurisë profesionale(Zhani Ciko, Aflrdita Onuzi, Ermir Dizdari, Bardhosh Gaçe dhe Fitim Caushi) dhe publikut që na duartrokiti pa reshtur, çmimin e parë.

Ne piedestalin e këngës fosforinë e kemi mbajtur dhe çuar më lart. Me këtë rast qetsojmë edhe shpirtërat e parajsuar të grupit të Pilurit: Lefter Çipa (Nderi i kombit), Qirjako Bala, Vangjel Gjiçali, Sofo Gërdhuqi, Koço Gjiçali dhe Foto Mërkuri). Po ashtu urtësojmë edhe skeptikët që nuk besonin më në suksesin e grupit të Pilurit dhe inkurajojmë fanatiket tradicionalë që na kanë inkurajuar vazhdimisht./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI