Kreu i PD Lulzim Basha, do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit.
Gazetari Osman Stafa ndërsa bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit politike në PD, bëri me dije se kreu i PD ende nuk ka lënë selinë.‘Ndodhet në zyrën e tij dhe ende nuk është nisur në Prokurorinë e Tiranës. Dita e sotme ka qenë e qetë , por nesër pritet të ketë zhvillime pasi Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar’, raportoi gazetari.
Gjithashtu gazetari Stafa tha për ‘BalkanWeb’se kreu i PD, Lulzim Basha do të zbresë në terren për të diskutuar me demokratët dhe sipas burimeve jozyrtare takimi mund të nisë nga dita e dielë nga Fieri. Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha pritet që të hënën të rikthehet në parlament.
Sekretari i PD Gazment Bardhi u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit./jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI