/19/04/2020/ “Sot, ju jeni heronjtë e Shqipërisë, drita e shpresës dhe misioni juaj, na jep forcë të gjithëve”, është mesazhi që e bija e mjekut dhe e pedagogut të shquar, Dr. Petrit Kokalari, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Popullore, i ka drejtuar doktorit, Tritan Kalo, e përmes tij edhe të gjithë mjekëve të spitalit Infektiv.
Doktor Kalo e ka cilësuar, mallëngjyes mesazhin e marrë sot përmes një emisioni televiziv, ndërsa shprehet se mirënjohja është virtyt i fisnikëve ndërshekullorë të trojeve arbërore dhe jo i shumë harbutërve të demonkracisë sonë.
“Sot ju jeni heronjtë e Shqipërisë, drita e shpresës dhe misioni juaj, na jep forcë të gjithëve. Më vjen keq që duhej kjo tragjedi dhe një krizë e këtij niveli, që t’ju shprehnim publikisht vlerësimin që ndjejmë, por më lejoni t’ju siguroj se ky vlerësim dhe respekt për ju, jam e sigurt se ka qenë, është dhe do të ngulitet thellë në koshiencën e të gjithë shqiptarëve” thuhet në mesazhi e znj. Kokalari.
Doktor Kalo shpreh bindjen se ekipi mjekësor shqiptar do t’ja dalë të fitojë betejën me COVID -19.
“Shqiptari i vërtetë mbetet shqiptar, i lidhur përjetësisht me dheun amë, kudo ku ai frymon. Së bashku ne do ja dalim me siguri mbanë”, deklaroi Kalo./-citon ATSH/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI