Mjeku Niko Kuri, kandidati socialist për deputet, i ka qetësuar qytetarët sarandiot se nuk do t’i braktisë ata si mjek edhe në të ardhmen, si deputet por do të jetë zëri I tyre edhe në Kuvend.
Kuri ka folur në ceremoninë e prezantimit në mjedisin e hapur të stadiumit të lojërave më dorë “A.Dajko” për të gjithë bashkëqytetarët e tij në Sarandë, po edhe në Konispol, Finiq e Delvinë.
“Qellimi im kete radhe nuk eshte te braktise spitalin e profesionin por qe te ndihmoj qytetin tone dhe njerezit tane ne nje nivel tjeter. Atje ku merren vendime.-ka sqaruar publikun Kuri.
Me tej Niko Kuri ka shprehur bindjen te programi i PS.
“I jam bashkuar skuadres se PS-s jo rastesisht por duke njohur programin e saj dhe ekipin e qarkut Vlore., Jam i sigurt se ky program do te sjelle fitoren ne 25 prill.-pka thene Kuri ne stadiumin e lojerave me dore “Aleko Dajko”
“Jam plotesisht i bindur se me kete program qyteti jone dhe zona jone do te marre investimet e duhura dhe vemendjen e duhur ne te ardhmen. -eshte shPrehur mjeku i njohur i cili gezon nje simpati te gjere fale perkushtimit te tij si mjek dhe njeri.
“I siguroj te gjithe se do te perpiqem te perfaqesoj sa me denjesisht e me nivel,”- ka sqaruar Kuri publikun e gjere ne Sarande por edhe mijera te tjere ne rajon si dhe ne emigracion.
Kandidimi i mjekut Niko Kuri nga MEGA ne aleancen me PS vleresohet si nje hap i zgjuar ne lojen politike te “shahut te komplikuar” ne zgjedhjet e 25 Prillit. /SARANDNEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI