-Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Nikolla vlerësoi kontributin e Ambasadores Philippidou në promovimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit intensiv parlamentar.

“Greqia është një fqinj dhe mik i çmuar i Shqipërisë, partner i rëndësishëm ekonomik, tregtar dhe investime, partner i ngushtë në NATO dhe mbështetëse e vendosur e rrugëtimit tonë evropian. Mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë ka një bashkëpunim intensiv, i cili vjen duke u zgjeruar e fuqizuar. Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura të rëndësishme që lidhin e forcojnë miqësinë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.”, theksoi Nikolla.
Nga ana e saj, Ambasadorja Sophia Philippidou falenderoi kryetaren Nikolla për vlerësimin e kontributit të saj si edhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe nënvizoi se ishte një nder të shërbente në Shqipëri, të bashkëpunonte me Kuvendin dhe kontributi i saj në forcimin e bashkëpunimit e miqësisë mes dy vendeve do të vijojë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI