Në bregdetin e Velipojës ka nisur sot festivali unik i skulpturave të rërës, “LAS Art Festival”.
Velipoja mikpret për herë të parë artistë ndërkombëtarë që do të performojnë me krijimin e objekteve në rërë nga data 24, deri më datë 27 gusht.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo është hera e parë që një festival i tillë zhvillohet në vendin tonë.
“Bregdeti i këtij qyteti, si një ndër destinacionet turistike të kësaj vere, është plazhi më i bukur ranor që përkon dhe me shpërfaqjen e magjisë së punëve që do të pasqyrohen nga 6 artistë të mirënjohur që do të kompozojnë e riprodhojnë në rërë detaje të punimeve në skulpturë”, deklaron ministrja.
Veprat e artit do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun për ditë me radhë gjatë ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI