Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Fier-Vlorë (segmenti i vjetër që kalon përmes Levanit), i cili po i nënshtrohet rikualifikimit të plotë, në riparimin e shtresave asfaltike, veprave të artit sipas standardeve më të mira, teksa do të zgjerohet edhe me dy metra të tjerë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rindërtimin e një aksi alternativ.


Kreu i qeverisë u shpreh se ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga shtrati i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ku ka nisur puna për rindërtimin e një aksi alternativ, që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin, ju uroj një ditë të bukur”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Si një zonë shumë e populluar dhe me potencial të lartë në prodhimin bujqësor, rikualifikimi i këtij aksi i vjen në ndihmë fermerëve të dalin më shpejtë në treg me prodhimet e tyre, ndërsa nxit zhvillimin e agroturizmit, pasi është një zonë bujqësore. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI