Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu apeloi qytetarët të vaksinohen ndërsa nis sot muaji i hapur i vaksinimit antikovid për të gjithë qytetarët +18 vjeç.
Teksa ka bërë apel të vaksinohen, Manastirliu shprehet se me kartën e identitetit qytetarët mund të paraqiten në çdo qendër vaksinimi ose në qendrën e tyre shëndetësore për të kryer vaksinimin ndaj COVID-19.
“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, theksoi ajo.
Nga data 1 deri 31 gusht do të jetë vaksinimi i hapur për të gjitha moshat +18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga 08:00-20:00 për qytetarët.
Deri tani janë kryer në total 1,198,933 doza vaksine ndaj COVID-19 në vendin tonë/ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI