Edhe pse marrëdhëniet e dy vendeve kanë qenë vazhdimisht të tensionuara, në raste katastrofash dhe fatkeqësish hatërmbetjet dhe inatet lihen mënjanë.
Qytetarët grekë kanë marre një iniciativë bamirëse për të prekurit nga tërmetet shkatërruese në juglindje të Turqisë. Bashkia në Athinë njofton se nga nesër do të fillojnë grumbullimi artikujve bazikë për të ndihmuar vendin fqinj, që po kalon moment tmerri, me mijëra viktima dhe të lënduar.
Duket se “armiqësitë” Greqi – Turqi u shërbejnë vetëm propagandës së politikanëve dhe se popujt nuk kanë pjesë në diskursin e tensionuar Athinë-Ankara.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi