
Me ftesë kryetari i Komunës së Suharekës në Kosovë, Bali Muharremaj, per eventin “Festari 2022nje “; nje delegacioni i Bashkise Sarandës, i kryesuar nga Kryebashkiaku Adrian. Gurma ishte keto dite ne qytetin kosovar.







Delegacionit iu rezervua një pritje e veçantë nga z.Bali Muharremaj dhe autoritete të tjera vendore, në selinë e Komunës së Suharekës. Mes tyre u shkëmbyen konsiderata për ecurinë e mbarë të bashkëpunimit në kuadër të binjakëzimit mes dy qyteteve dhe për ardhmërinë e këtij bashkëpunimi.
Gurma ka theksuar se marrëdhënia mes Suharekës dhe Sarandës është nga ato binjakëzime që ka “ngjitur” dhe ka funksionuar përtej protokollit dhe formulës së binjakëzimit.
“Ne kemi angazhimin dhe detyrimin që t’i nxisim këto marrëdhënie, duke bërë që qytetarët të ndjehen më afër”, u shpreh ne Suhareke.
Gjatë qendrimit në Suharekë delegacioni nga Bashkia e Sarandës vizitoi Muzeun e qytetit dhe Verarinë “Agrokosova Holding”, e njohur per famën e cilesisë së verërave në gjithë Kosovën e më gjerë. Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, shoqërohej në këto vizita nga kreu i Asamblesë Komunare, Bexhet Kuqi.
Kryebashkiaku Gurma u takua edhe me piktorin nga Suhareka, Refik Gollopeni, i cili ishte pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve të Sarandës 2022, ku spikati dhe la mbresa me performancën live në sytë e publikut.



Pjesëmarrja e delegacionit nga Saranda në “Festari 2022” në Suharekë, i shtohet kronikës së shkëmbimeve mes dy njësive vedore, në kuadër të binjakëzimit mes tyre dhe bëhet shkas që, përveç shkembimeve kulturore dhe turistike, agjenda e binjakëzimit të përshijë edhe fusha të tjera me interes reciprok, si: biznesi, agroturizmi, panairet etj,.///

ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade