Ish-presidenti kroat Stjepan Mesiç dhe nje delegacion i Prefekturës së Medimurjes, u priten sot nga kryebashkiaku Adrian Gurma dhe Prefekti i Qarkut te Vlores, Flamur Mamaj.

Ish Presidenti i Kroacisë dhe ish-Jugosllavisë z. Stjepan Mesić, së bashku me delegacionin e Prefekturës së Medimurjes, kryesuar nga Prefekti z. Matija Posavec, u mikpriten në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë Sarandës, Adrian Gurma, në prani edhe të kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.

Gurma tha se është nder të takohet me një personalitet të shquar si Stjepan Mesiç, të njohur edhe si mik I madh i shqiptarëve në vite. Ai tha me tej se, falë komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, Saranda është e binjakëzuar me qytetin Opatija dhe shprehu besimin se edhe kjo vizitë do të shërbejë për t’i intensifikuar këto marrëdhënie.




Kreu i Bashkisë Gurma u shpreh se kemi patur nje sezon të mirë turistik dhe se ai ka kontaktuar edhe pushues kroatë, sikundër edhe shqiptarët që vizitojnë Kroacinë, qe nuk janë të pakët.
Ne kete takim, kryebashkiakja Qilimi ka prezantuar Delvinën në atraksionet e saj më të veçanta dhe ka ftuar për ta vizituar në të ardhmen.
Ish-Presidenti Mesiç ka befasuar kur ka thënë se është hera e dytë që viziton Sarandën dhe se vkerëson shumë binjakëzimin e Sarandës me Opatinë, ku është shpallur “Qytetar Nderi”. Ai i ka mëshuar idesë që shtetet, qytetet dhe popujt të afrohen sa më shumë.

“Këtë po bëjnë edhe Prefektura kroate e Medimurjes dhe ajo e Vlorës në Shqipëri, -tha ai, si një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi, duke përfituar nga eksperiencat sidomos në turizëm.”
“Ne duam që përmes binjakëzimit të prefekturave, të arrijmë edhe miqësimin e familjeve”, u shpreh Prefekti i Medimurjes, Matija Posavec, duke shtuar se “ishin shqiptarët e asaj prefekture që rekomanduan Sarandën dhe Vlorën.”
Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj vuri ne dukje ne kete takim se “është fat që bekimin e binjakpzimit mes dy prefekturave e ka dhënë ish-Presidenti Mesiç”

Në pritje u shfaq dëshira që të përzgjidhen edhe bashki të tjera, kroate e shqiptare, për t’u binjakëzuar mes tyre.

Mes delegacionit kroat dhe kryebashkiakëve të Sarandës e Delvinës, u shkëmbyen dhurata simbolike. Kryetari i Bashkise Adrian Gurma, ndër të tjera, i dhuroi ish-Presidentit Mesiç, Medaljonin e Bashkisë së Sarandës. Gajte ketij takimi ,ish-Presidenti Stjepan Mesiç dhe Prefekti i Medimurjes Matija Pisavec, lanë shënimet e tyre në ‘Librin e Artë’ të Bashkisë Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore