SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një elektriçist shqiptar dhe dy kolegë të tij humbën jetën në mënyrë tragjike në Evia të Greqisë.

Një elektriçist shqiptar dhe dy kolegë të tjerë të tij humbën jetën në mënyrë tragjike dy ditë më parë në ishullin Evia të Greqisë. Shqiptari i identifikuar si Aleks Bruka u godit nga rryma 20 mijë volt dhe për 2 orë qëndroi i varur në shtyllën e tensionit.

Dy elektriçistët e tjerë që ishin në tokë humbën jetën gjithashtu, ndërsa një i katërt mbeti i plagosur.

Vajza e 45-vjeçarit shqiptar, Kerta, duke folur për mediat greke, tha se babai i saj e bënte këtë punë prej 15 vitesh dhe gabimi i personave të tjerë shkaktoi tragjedinë.

Siç raporton shtypi grek, nëse gjithçka shkon sipas planit, trupi i pajetë i Aleks Bruka do të dërgohet në Shqipëri ditën e sotme ku do të përcillet për në banesën e fundit.

Tragjedia ndodhi pasditen e së enjtes në ishullin grek Evia. Elektriçistët do të duhej të zhvendosnin shtyllën elektrike. Por fatkeqësisht u goditën nga 20 mijë volt tension dhe shqiptari, i cili ndodhej mbi shtyllë atë moment, humbi jetën menjëherë dhe trupi i tij u dogj..Edhe dy kolegët e tjerë grekë që ndodheshin në tokë, mbetën të vdekur në vend. Ndërsa një i katërt u plagos dhe u dërgua në spital.///

error: