-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti do të jetë me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore në zonën e veriut në lartësitë mbi 400metër reshje të dendura dëbore. Pas orëve të pasdites kemi oakësi gradual të vranësirave deri në kthjellime dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare e përkohësisht e fortë dhe intensive përgjatë bregdetit zonat e ulta dhe zonat luginore. Valëzimi në dete, do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/10 | Re shi |
| Kukës | 3/8 | Re shi/borë |
| Lezhë | 8/11 | Re shi |
| Dibër | 2/7 | Re shi/borë |
| Durrës | 10/15 | Re shi |
| Tiranë | 13/16 | Re shi |
| Elbasan | 10/16 | Re shi |
| Berat | 7/15 | Re shi |
| Vlorë | 13/16 | Re shi |
| Korcë | 6/12 | Re shi |
| Gjirokastër | 6/17 | Re shi |
| Sarandë | 8/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari