“Një dritare për këdo që ka kërshërinë për të kuptuar me çfarë merrem unë si profesioniste dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar”.
Me këto fjalë, përmes një videomesazhi, bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama ka prezantuar platformën e saj online të komunikimit, websajtin linda.al, që siç thotë vetë ajo, është hapja e një porte të botës digjitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.
“Linda.al nuk është një akt pendese për mosqenien në rrjetet sociale, por hapja e një porte të botës digjitale mbi jetën time profesionale dhe qytetare.
Është një portë për çdo kureshtar që mund të ketë interes për çfarë trajtohet në rreth 50 publikime, të botuara ndër vite si autore, bashkautore, kontribuese apo për mendimet e dhëna në daljet e mia jo të shpeshta publike.
Në njëfarë mënyre, Linda.al është edhe një moment modestisht ceremonial për mua…”, thotë në video Linda Rama.
Linda Rama ka shpërndarë videomesazhin e saj në Twitter, ku edhe shkruan: Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar?
Ajo i ka ftuar të interesuarit ta dinë, të klikojnë në linda.al. Ajo shprehet se përpara se të klikoni, në këtë moment të një celebrimi modest për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet në https://youtu.be/rEl9zcXyOJ4///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade