Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi sot ishujt grekë të Rodos dhe Kos, sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë.“Tërmeti goditi 60 kilometra në jug të Rodosit në një thellësi prej rreth 20 kilometra nën shtratin e detit”, tha instituti.
Zona të tjera të ishujve Dodekanezë, të cilët shtrihen përgjatë Detit Egje juglindor, gjithashtu ndjenë lëkundjet, ashtu si edhe Turqia jugperëndimore.“Mbrojtja civile lokale dhe brigadat e zjarrit fillimisht nuk kishin raporte për viktima apo dëme serioze”, tha transmetuesi shtetëror grek ERT.Rodosi dhe ishujt përreth shtrihen në veri të një çarjeje të thellë tektonike ku takohen pllakat afrikane dhe euroaziatike.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri