“Duke filluar nga data27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.
Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.
BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë”, njofton Ambasada shqiptare në Athinë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI