Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 762 qendrat e para të votimit nga 5225 në total në gjithë vendin.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave kryeson Partia Socialiste me 97434 vota ose 53.57% të tyre.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 60775 vota ose 33,41% të tyre.
Partia Socialdemokrate ka marrë 7302 vota ose 4.01%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 6584 vota ose 3.62%.
Partia “Mundësia” ka marrë 4567 vota ose 2.51% të votave.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2195 vota ose 1.21%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1719 vota ose 0.95%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 610 vota ose 0.34%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 232 vota ose 0.13%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 334 vota ose 0.18%.
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 134 vota ose 0.07%.
Numri i votuesve në këto qendra votimi është 189327, ndërkohë që nga procesi i numërimit kanë rezultuar 181886 vota të vlefshme dhe 7264 të pavlefshme.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI