Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e hënë parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim.
Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri hera-herës me intensitet lokalisht mesatar kryesisht në relievet malore të saj. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
Era pritet të fry nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti pritet të ketë valëzimi 1 deri në 2 ballë.///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike