Numri i vizitorëve në muajin maj të këtij viti shënoi rritje me 38 %, krahasuar me majin e vitit 2022.
Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.5 herë.
Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i pushuesve korezidentë u shënua nga Kosova, ndjekur nga pushesit gjermanë. Sipas INSTAT pushuesit gjermanë joresidentë shënuan rritje me 9.1 %. 7.8 % e pushuesve jorezidentë ishin italianë, 3.4 % polakë dhe 2.9 % e pushuesve ishin anglezë.
Në zonat bregdetare numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 98.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo rezident të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 45.1 %
Edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7 % në krahasim me muajin maj 2022.
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 3.2 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 47.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36.4 %.
1 nga 2

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI