Komisariati i Policisë Sarandë finalizoi fazë e tretë të operacionit “Plazh i lirë” në Ksamil.
Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil. Po ashtu u proceduan penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”