Oltian Çaçi, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Sarandës, u shprehur të hënën në emisionin “Opinion” se aeroporti i Vlorës është “çelësi” për zhvillimin e turizmit në jug të vendit.
“Që do të thotë që ne, sot e kemi shumë të nevojshme të kemi një portë tjetër hyrëse që do të jetë aeroporti i Vlorës.-tha Çaçi.
Aeroporti i Vlorës do t’i japë një zhvillim shumë të madh turizmit të jugut. Dhe duke i dhënë këtë efektin 6 muaj të turizmit, shiko çfarë ndodh, që ne të kemi shërbim duhet të paguajmë, që të paguajmë duhet të kemi turizëm. Gjerat janë të lidhur zinxhir. Që ne të arrijmë këtu duhet të kemi minimalisht çelësin kryesor që është aeroporti.
Nga aty vjen çdo gjë. Ne sot jemi në këtë fazë që të arrijmë t’i lidhim të gjitha, efekti zinxhir që do turizmi, përveç aeroportit, përveç portit, të gjitha linjat e konjeksionit, që ne të arrijmë të kemi turizëm përtej sezonalitetit, ne duhet të shtojmë zgjatjen e sezonit”, u shpreh Çaçi.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi