Kryetari i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi ka pritur sot ne nje takim ne zyren e tij Ambasadoren e Greqisë, Konstantina Kamitsi dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.
Fokusi bisedes mësohet të ketë qenë bashkepunimi ne fusha te ndryshme.

“Patëm sot kënaqësinë të mirëprisnim në një takim zyrtar Ambasadoren e Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, z. Dimitrios Sacharidis. Shprehëm dëshirën dhe vullnetin reciprok për forcimin e marrëdhënieve dhe urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy palëve në fushën e ekonomisë,turizmit, agroturizmit, artit dhe kulturës”, -shkruan kryebashkiaku Oltion Çaçi.


Takimi i sotëm i Kryediplomates greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, ishte i pari me kreun e Bashkisë në fillim të mandatit që ky i fundit fitoi në Sarandë në zgjedhjet e 14 Majit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI