Është rikthyer energjia elektrike në atë pjesë të qytetit të Sarandës, e cila ishte ndërprerë më parë për shkak të një zjarri pranë Nst të qytetit, njofton OSHEE. OSHEE mori vendimin për të stakuar furnizimin me energji elektrike për masë sigurie, deri në momentin që zjarri u shua dhe situata u normalizua.
Ra zjarr në afërsi të Nënstacionit elektrik në Sarandë, rikthehet energjia elektrike
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të zjarrit në afërsi të Nst Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.
Një pjesë e qytetit është pa energji elektrike. Zjarri është shuar dhe operatorët e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës.
“Energjia elektrike u rikthye në zonë”, ka bërë me dije OSHEE///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi