Gjate operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit; strukturat e policise, finalizuan me aksionin duke arrestuar në flagrancë shtetasit: R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Policia tha se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI