Opozita e Bashkuar i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE, ku kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021.
Me këtë letër Opozita e Bashkuar i kërkon Ministrisë së Brendshme marrjen e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 prill 2021.
Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihet shqetësimi për konstatimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.
“Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve”, thuhet në letër./ATSH///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?