– Pas Tiranës e Shkodrës, ka nisur sot vaksinimi antiCOVID i mjekëve dhe i infermierëve në qytetin e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të bluzave të bardha në jug të vendit, në qendrën ngritur në Pallatin e Sportit në Vlorë.
Ministrja Manastirliu informoi se është planifikuar që këto ditë të vaksinohen deri në rreth 200 mjekë dhe infermierë duke filluar nga Spitali i Vlorës, më pas edhe spitalet Bashkiake si spitali i Sarandës.
Për shkak të largësisë, Manastirliu bëri të ditur se edhe në Gjirokastër po planifikohet ngritja e një qendre.
Ajo tha se vetëm në këto dy ditë janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.
Shefja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se pas Vlorës, procesi i vaksinimit të do vazhdojë në Fier.
Bino bëri me dije se paralelisht vaksinimi do vijojë me shtëpitë e të moshuarve në Gjirokastër, Elbasani dhe Korça.
Ajo sqaroi se edhe pranueshmëria është shumë mirë ndërsa asnjë dozë nuk ka humbur.
Procesi i vaksinimit ka vijuar gjatë dy ditëve të fundit në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI