SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

OSBE: Gati të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut

 Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke iu bashkuar thirrjes së tij për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës në situatën e krijuar në vend.

Përmes një reagimi, Prezenca e OSBE-së shprehet e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse kjo kërkohet nga palët.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.
Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Reagimi vjen pas mesazhit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të fundit që të shmangin dhunën dhe t’i japin përparësi dialogut, duke theksuar se vendi ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim.(Gjergji MIMA)

error: