SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pandemia, hoteleve iu ra qarkullimi me 61.4 për qind, preken punësimi e pagat

Sektori i turizmit është goditur rëndë këtë nga pandemia çka ka prekur numrin e turistëve që kanë pritur këta të fundit me një tkurrje të dukshme në raport me një vit më parë e për rrjedhojë edhe xhiron e këtyre të fundit. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qarkullimi i të ardhurave ra me 61.4 për qind në tremujorin e dytë  të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie e xhiros lidhet drejtpërdrejt me prezencën më të pakët të turistëve në hotele. Për shkak të kufizimeve të lëvizjes së lirë, turistët e vetëm që vizituan Shqipërinë këtë vit ishin ata nga vendet fqinjë dhe polakët por në fakt lëvizja e vërtetë nisi vetëm në qershor kur vendi ynë hoqi tërësisht masat kufizuese. Indeksi i volumit në tremujorin e dytë 2020 shënoi një rënie 63 për qind në raport me tremujorin e dytë 2019.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se numri i shtetasve tëhuaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Si rrjedhojë e pandemisë dhe kufizimit të udhëtimeve, shumë turistë të huaj anuluan udhëtimet, por dhe turizmi i brendshëm ndaloi, duke i vënë hotelet në vështirësi.

Pavarësisht situatës së vështirë strukturat hoteliere kanë arritur që të mbajnë në punë pjesën më të madhe të stafit. Tkurrja e indeksit të punësimit në tremujorin e dytë ishte me 20 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të një viti më parë. Kjo lidhet me dy aspekte. Së pari shteti aplikoi një nga skemat e ndihmës që lidhej me “pagën minimale”  dhe së dyti vetë strukturat hoteliere parashikonin që të kishin sezon veror dhe normalisht do t’ju duhej stafi i kualifikuar.

error: