Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Vatikan, Itali, me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Rama ndau momente nga biseda e përzemërt me Atin e Shenjtë teksa tha se “Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme”.
“Papa Françesku ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë”, u shpreh Rama teksa vuri në dukje se, “Papa Francesku përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë”.///
ME SHUME LAJME
Nuk raportuan ndërtime pa leje, Prokuroria e Sarandës procedim penal për shefin e komisariatit dhe 3 specialistë
Ina Zhupa: Të shfuqizohet ligji i zonave të mbrojtura, shkel standardet evropiane
Sarandë. Hetimet për ndërtimet pa leje, Lamallari: Mesazhi i qartë për çdo punonjës policie që shkel ligjin