Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta në zonat malore dhe në jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era në pasdite fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/35 | Diell |
| Kukës | 18/29 | Diell pak re |
| Lezhë | 22/35 | Diell |
| Dibër | 16/30 | Diell pak re |
| Durrës | 22/34 | Diell |
| Tiranë | 23/35 | Diell |
| Elbasan | 21/36 | Diell pak re |
| Berat | 19/36 | Diell |
| Vlorë | 21/34 | Diell |
| Korçë | 16/28 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell pak re |
| Sarandë | 21/33 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi