– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Për pasojë, edhe për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë.
Gjithashtu për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharas parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët për shkak sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/38 | diell |
| Kukës | 21/36 | diell |
| Lezhë | 13/37 | diell |
| Dibër | 19/34 | diell |
| Durrës | 22/37 | diell |
| Tiranë | 25/39 | diell |
| Elbasan | 23/40 | diell |
| Berat | 19/38 | diell |
| Vlorë | 21/38 | diell |
| Korçë | 20/33 | diell |
| Gjirokastër | 19/39 | diell |
| Sarandë | 19/34 | diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI