Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/sek dhe hera-herës me rrahje deri në 5-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/19 | Diell |
| Kukës | 3/17 | Diell |
| Lezhë | 1/19 | Diell |
| Dibër | 0/14 | Diell |
| Durrës | 7/22 | Diell |
| Tiranë | 3/21 | Diell |
| Elbasan | 2/20 | Diell |
| Berat | 0/22 | Diell |
| Vlorë | 6/21 | Diell |
| Korçë | -1/14 | Diell |
| Gjirokastër | 4/20 | Diell |
| Sarandë | 5/21 | Diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi