Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull apo mjegullinë
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare jugore dhe zonave luginore era hera herës 13-15 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/10 | Diell |
| Kukës | -1/6 | Diell |
| Lezhë | 1/10 | Diell |
| Dibër | -4/5 | Diell |
| Durrës | 0/13 | Diell |
| Tiranë | 2/12 | Diell |
| Elbasan | 3/11 | Diell |
| Berat | -2/14 | Diell |
| Vlorë | 5/14 | Diell |
| Korçë | -0/7 | Diell |
| Gjirokastër | -2/12 | Diell |
| Sarandë | 5/16 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI