Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe me alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Në këto relieve në orët e nxehta të ditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Hera herës këto reshje në relievet e larta malore do jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/27 | Diell re |
| Kukës | 10/26 | Diell re |
| Lezhë | 13/27 | Diell |
| Dibër | 10/25 | Diell re |
| Durrës | 15/26 | Diell |
| Tiranë | 15/28 | Diell re |
| Elbasan | 13/28 | Diell re shi dobët |
| Berat | 10/28 | Diell re shi dobët |
| Vlorë | 12/27 | Diell |
| Korçë | 10/24 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/27 | Diell re shi dobët |
| Sarandë | 9/24 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI