Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vend do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herë pas hershme kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në veri-perëndim dhe lokalisht në qendër. Në orët e mbrëmjes parashikohen reshje shiu edhe në pjesën jugore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore duke filluar nga orët e natës deri në pasdite era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 16-18 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/19 | Re shi/rrebesh |
| Kukës | 6/16 | Re shi |
| Lezhë | 12/20 | Re shi/rrebesh |
| Dibër | 7/17 | Re shi |
| Durrës | 15/22 | Re diell |
| Tiranë | 15/22 | Re shi |
| Elbasan | 14/21 | Re diell |
| Berat | 16/23 | Re diell |
| Vlorë | 18/24 | Re shi |
| Korçë | 8/18 | Re diell |
| Gjirokastër | 12/22 | Re shi |
| Sarandë | 14/23 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI