Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe behët tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësinë e Tufanit 16-25 m/sek deri në orët e mesditës. Më pas intensiteti i erës bie 1-10m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/15 | Diell |
| Kukës | -1/12 | Diell re |
| Lezhë | 3/16 | Diell |
| Dibër | -1/13 | Diell re |
| Durrës | 4/17 | Diell |
| Tiranë | 4/18 | Diell |
| Elbasan | 3/18 | Diell re |
| Berat | 2/19 | Diell re |
| Vlorë | 4/19 | Diell |
| Korcë | -1/13 | Diell re |
| Gjirokastër | -1/16 | Diell |
| Sarandë | 5/18 | Diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi