Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel mbi vendin tonë parashikohet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0 dhe 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/30 | re shi / pak diell |
| Kukës | 17/30 | re shi / pak diell |
| Lezhë | 20/31 | re shi / pak diell |
| Dibër | 17/28 | re shi / pak diell |
| Durrës | 20/31 | re shi / pak diell |
| Tiranë | 21/31 | re shi / pak diell |
| Elbasan | 20/32 | re shi / pak diell |
| Berat | 18/32 | re shi / pak diell |
| Vlorë | 19/31 | re shi / pak diell |
| Korçë | 18/28 | re shi / pak diell |
| Gjirokastër | 18/32 | re shi / pak diell |
| Sarandë | 20/30 | re shi / pak diell |
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale