Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash më tepër të theksuara në relievet malore.
Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 1-8 m/sek, e përgjatë bregdetit dhe zonat luginore 10-12 m/sek duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/10 | Diell re |
| Kukës | -1/7 | Diell re |
| Lezhë | 0/11 | Diell re |
| Dibër | -4/5 | Diell re |
| Durrës | 3/13 | Diell re |
| Tiranë | 2/10 | Diell re |
| Elbasan | 2/12 | Diell re |
| Berat | -2/10 | Diell re |
| Vlorë | 4/13 | Diell re shi |
| Korçë | -3/4 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/10 | Diell re shi |
| Sarandë | 4/13 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi