SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 21 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit në mesditë.

Në orët e pasdites reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra kryesisht në jug, në lindje si dhe përgjatë relieveve të larta malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/28Diell re shi
Kukës12/24Diell re shi
Lezhë16/28Diell re shi
Dibër10/22Diell re shi
Durrës15/27Diell re shi
Tiranë15/28Diell re shi
Elbasan14/28Diell re shi
Berat13/29Diell re shi
Vlorë15/26Diell re shi
Korcë10/19Diell re shi
Gjirokastër12/25Diell re shi
Sarandë16/26Diell re shi
error: