Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Ne relievet malore në lartësi 400 metër në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën e dytë të ditës në veri dhe pjesërisht në qendër do të ketë edhe intervale kthjellimi.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pas mesdite era kthen drejtim veri-verilindje dhe intensifikohet deri 18-25 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/11 | re shi diell |
| Kukës | 4/7 | re shi/bore |
| Lezhë | 8/12 | re shi diell |
| Dibër | 3/7 | re shi/bore |
| Durrës | 8/13 | re shi diell |
| Tiranë | 9/12 | re shi diell |
| Elbasan | 5/11 | re shi |
| Berat | 7/14 | re shi |
| Vlorë | 7/14 | re shi diell |
| Korçë | 3/6 | re shi/bore |
| Gjirokastër | 2/10 | re shi |
| Sarandë | 7/13 | re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade