Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore në lindje parashikohen vranësirat deri të dendura.
Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë parashikohen reshjet hera-herës të rrëmbyeshme dhe intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Përreth këtyre zonave reshjet e shiut me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe në zonat malore në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 6-8m/sek. Deti parashikohet i forcës 1-2 balle.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/30 | diell re shi |
| Kukës | 15/28 | diell re shi |
| Lezhë | 14/29 | diell re |
| Dibër | 14/30 | diell re shi |
| Durrës | 16/28 | diell re |
| Tiranë | 18/31 | diell |
| Elbasan | 18/31 | diell re shi |
| Berat | 12/31 | diell re shi |
| Vlorë | 18/30 | diell re |
| Korçë | 14/28 | diell re shi |
| Gjirokastër | 10/31 | diell re |
| Sarandë | 11/28 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI