Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por gjatë pjesës së parë të ditës edhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë gjithë ditës.
Gjatë pjesë së parë të ditës shtrëngata shiu afatshkurtra parashikohen edhe në zonën e qendrës. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe behët intensive dhe problematike me shpejtësi që arrijnë 15-20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/20 | Re shi |
| Kukës | 6/20 | Re diell/shi |
| Lezhë | 12/21 | Re shi |
| Dibër | 6/19 | Re diell/shi |
| Durrës | 9/22 | Re diell/shi |
| Tiranë | 9/23 | Re diell/shi |
| Elbasan | 10/23 | Re diell/shi |
| Berat | 6/23 | Re diell/shi |
| Vlorë | 8/23 | Re diell/shi |
| Korçë | 5/18 | Re diell/shi |
| Gjirokastër | 4/23 | Re diell/shi |
| Sarandë | 11/23 | Re diell/shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi